I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Tiranë trafikanti i rrezikshëm

28 Gusht 2023 | 12:29

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Valter Çela, banues në Tiranë, rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Perugia, Itali, me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj, për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike”, (kryesisht kokainë), “Mbajtje, prodhim, shpërndarje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike” (kokainë), kryer në bashkepunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

40-vjeçari u ndalua gjatë një operacioni në rrugën “Frosina Plaku” mëngjesin e kësaj të hëne.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perugia”. Gjatë operacionit, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Valter Çela, 40 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026