I dënuar në Lezhë, ndërron jetë 68-vjeçari në QSUT

5 Prill 2026 | 09:11

Një i dënuar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po trajtohej në Reanimacionin Qendror. Hajri Ramazan Robi, ka humbur jetën rreth orës 05:00 si pasojë e një arresti kardio-respirator.

Sipas të dhënave zyrtare, 68-vjeçari, lindur dhe banues në Durrës, ishte arrestuar më 12 mars 2026 për veprën penale “dhunë në familje” dhe ishte dërguar në IEVP Lezhë më 14 mars, në zbatim të një vendimi të Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Më 30 mars, ai u transferua në Qendra Spitalore e Burgjeve për trajtim mjekësor, ndërsa më 2 prill u dërgua me urgjencë në Reanimacionin Qendror në QSUT. Mjekët raportuan se ai vuante nga disa probleme shëndetësore, përfshirë hipertension arterial, diabet mellitus dhe një frakturë subtrokanterike të majtë.

Janë zbatuar të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore për këtë rast, duke u njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Prokuroria, Komisariati i Policisë, si dhe familjarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026