I dënuar nga Gjykata e Elbasanit, ekstradohet nga Vjena 26-vjeçari

5 Tetor 2024 | 11:17

Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Vjena një shtetas shqiptar 26-vjeçar, të dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim nga Gjykata e Elbasanit.

I riu ndodhej në kërkim ndërkombëtar pas dënimit për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim me individë të tjerë.

Në vitin 2021,26-vjeçari ishte kapur në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, ku transportonte, së bashku me katër të tjerë, 10 emigrantë sirianë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Pas ekstradimit, ai do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, rreth 2 vjet.

“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Austri, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit N. A, 26 vjeç, i lindur në Bulqizë. Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2022, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, sepse në vitin 2021, u konstatua në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Lizës”, duke transportuar me furgon, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, 10 emigrantë nga Siria që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe kishin destinacion shtetet e BE-së. Shtetasi N. A, do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet,” thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026