I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, konfiskohen pasuritë e 1 shtetasi në Elbasan

25 Qershor 2025 | 13:25

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, u konfiskuan 14 pasuri të shtetasit M.A., i dënuar në Itali për ‘Shfrytëzim prostitucioni’.

“Nga gjykimi në kuadër të procedimit penal nr.808, të vitit 2017, u arrit të provohej se ky shtetas ka kryer veprimtari kriminale në Itali, ku autoritetet gjyqësore të Torinos e kanë deklaruar fajtor dhe ku është dënuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Aktet e ardhura nëpërmjet kërkesës për ndihmë juridike nga autoritetet italiane të drejtësisë,  provuan faktin e dënimit të formës së prerë të të pandehurit në Itali dhe përfitimin e të ardhurave nga kjo veprimtari e paligjshme. Nga gjykimi u evidentuan transaksione të shpeshta financiare të kryera nga ushtrueset e prostitucionit në drejtim të të pandehurit apo familjarëve të tij, si dhe u provua se të ardhurat e paligjshme pastroheshin për t’u dukur si të ligjshme nga i pandehuri nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Pasuritë e blera janë perfshirë në shitblerje të përsëritura, duke krijuar një zinxhir të rremë transaksionesh për të legjitimuar të ardhurat. Kjo veprimtari/pastrim është kryer nga i pandehuri jo vetem si individ por edhe nëpërmjet aktivitetit ekonomik që ai ka hapur si person fizik në shitblerje-dhënie me qira automjetesh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Elbasan.

Në përfundim të gjykimit, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

– Apartament në qytetin e Durrësit;

– Automjet Mercedes Benz;

– Automjet Suzuki Grand Vitara;

– Automjet Volksëagen;

– Automjet JEPP;

– Automjet Fiat Marea;

– Automjet Maserati;

– Automjet BMV;

– Automjet Mercedes Benz;

– Automjet Audi SQ7;

– Automjet Volkswagen:

– Automjet Volkswagen;.

– Motomjet Motor BMV; dhe

– Aktivitet tregtar me fushë të veprimtarisë Tregti automjetesh dhe dhënie mjetesh me qira, në qytetin e Elbasanit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026