I dërguari i Britanisë në Tiranë, diskuton me Begajn e Xhaçkën dialgoun Kosovë-Serbi
I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin ka vizatuar sot Tiranë. Në qendër të takimeve me kreun e shtetit dhe ministren e Jashtme ka qenë dialogu mes Kosovës e Serbisë, si dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Britanisë.
Presidenti Bajram Begaj, ka pritur këtë të enjtë të dërguarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Kreu I shtetit është ndalur tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duke vlerësuar vullnetin e kosovës për pranimin e propozimeve të ndërkombëtarëve dhe noramlizimin e marrëdhënieve me serbinë.
Begaj dhe I dërguari i posacëm I britanisë së madhe kanë diskutuar edhe sa I përket situatës në Shqipëri dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ndërsa sipas informacioneve të shpërndara nga zyra e shtypit të presidencës, Stuart Peach ka vënë theksin tek interesi dhe vëmendja e shtuar të Qeverisë britanike për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
I Dërguari i qeverisë britanikë është pritur gjithashtu edhe nga ministrja për Europën dhe punët e jashtme, Olta Xhacka, e cila ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se është diskutuar për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha si energjia, porti dhe infrastruktura rrugore.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet