I dyshuar për vjedhje të tjera: Vodhi arkën e kishës, pranga autorit në Sarandë
Policia e Srandës ka kapur në flagrancë, një person i cili ishte duke vedhur arkën e kishës në fshatin Kulluricë, Finiq.
Sipas raportimeve, i arrestuari është P. A., 56 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është edhe autor i tre vjedhjeve të ndodhura më herët:
-më datë 08.12.2025, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur nga mjeti i një shtetasi 60 000 lekë, një parfum dhe një byzylyk floriri.
-më datë 03.12.2025, në banesën e një shtetasi në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake.
– më datë 28.09.2025, në fshatin Krane, Finiq, dyshohet se ka vjedhur 5 koshere me bletë.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset