I dyshuari për sulmin në plazhin australian akuzohet për 59 vepra penale

17 Dhjetor 2025 | 09:36

Tri ditë pas sulmit vdekjeprurës në plazhin Bondi Sidnejt, autoritetet australiane kanë ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari 24-vjeçar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje.

Në një komunikatë të mërkurën, Ekipi i Përbashkët Kundër Terrorizmit i Uellsit të Ri Jugor (JCTT) njoftoi se oficerët shkuan në spital, ku i dyshuari u akuzua zyrtarisht për 15 vepra penale të vrasjes dhe 40 vepra penale të shkaktimit të dëmtimeve të rënda trupore me qëllim vrasjeje.

Akuza të tjera përfshijnë përdorimin e armës së zjarrit me qëllim shkaktimin e dëmtimeve të rënda trupore dhe shfaqjen publike të simboleve të një organizate të ndaluar terroriste.

Naveed Akram dhe babai i tij, Sajid Akram, akuzohen se hapën zjarr ndaj turmës se njerëzve që po festonin festën hebraike të Hanukës në plazh të dielën, duke vrarë i 15 njerez dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Babai 50-vjeçar u vra nga policia në vendngjarje, ndërsa djali i tij u arrestua dhe u dërgua në spital në rrezik për jetën pasi u plagos rëndë.

Naveed Akram doli nga koma të martën. Sipas gazetës The Sydney Morning Herald, 24-vjeçari nuk pranoi të japë deklaratë.

Autoritetet thanë se 20 njerëz të plagosur janë ende duke u trajtuar në spital. Pesë prej tyre janë në gjendje kritike.

Lidhje të mëparshme me Shtetin Islamik

Autoritetet thonë se sulmuesit kishin lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik. Sipas zyrtarëve, disa pajisje shpërthyese dhe dy flamuj të improvizuar të Shtetit Islamik u gjetën në makinën e djalit.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, theksoi se agjencia e inteligjencës së brendshme e kishte hetuar të riun, asokohe adoleshent, gjashtë vjet më parë për lidhje të dyshuara me një qelizë terroriste të Shtetit Islamik në Sidnej.

“Duhet të rikthehemi dhe të shohim se çfarë ndodhi në vitin 2019, kur ky person u hetua, dhe çfarë vlerësimi u bë”, tha Albanese për ABC Newsradio të mërkurën.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026