I ftohti ‘i kushtueshëm’ në Durrës, qytetarët s’mund të paguajnë faturat e energjisë
Vitet e fundit, dimri sa vjen e bëhet më i ftohtë në Durrës, qytet i cili karakterizohet nga ditët me diell.
Disa ditë më parë termometri shënonte disa gradë nën zero, ndërsa në këtë periudhë 2 vite më parë qyteti bregdetar u mbulua nga bora.
Temperaturat e ulta kanë edhe një kosto tjetër që rëndon mbi qytetarët, kosumin e lartë të energjisë. Por si ja dalin ata?
“Nuk ngrohem. Rri në batanije, kur del dielli dal ngrohem këtu. Ngrohemi me mendimin që do ngrohemi. E kalojmë me duar, me pak gjimnastikë”, shprehen disa qytetarë.
Më “fatlumët” ngrohen me kondicioner, apo rezistenca elektrike, por edhe ato përdoren me kursim.
“Po ngrohemi me kondicioner. 2 veta jemi. E ndezim pasdite, nga ora 5 deri në 7. Kuptohet, jemi pak ekonomikë”, thanë disa të tjerë.
Pensionistëve nuk u dalin ndihmat që marrin nga qeveria, prandaj shpeshherë mbeten në shpresë të fëmijëve.
“Unë që jam pensionist nuk ia dal dot, por me ndihma anësore, si të fëmijëve. Unë me korent. Unë nuk paguaj, paguajnë kalamajtë”, deklaruan pensionistët.
Në këto kushte, qytetarët shpesh gëzojnë faktin, që Durrësit edhe në ditët më të ftohta nuk i mungon dielli, i cili për fat është falas për të gjithë.
LEXONI GJITHASHTU
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona