I gjenden municione luftarake dhe tritol në banesë, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

22 Mars 2026 | 11:05

Policia e Vlorës ka goditur një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. C., 35 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier–Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën,...
18:56 | 29/06/2026

Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë këtë të hënë kodrat e Shtërmenit, në bashkinë Cërrik. Dhjetëra efektivë të zjarrfikëses, të mbështetur edhe nga...
17:42 | 29/06/2026

Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani

Evropa po përjeton një nga valët më të rënda të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë, me temperatura që kanë arritur deri në 40°C në disa...
16:27 | 29/06/2026