I kërkuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Fier 34-vjeçari
2 Shkurt 2025 |
09:51
Një 34-vjeçar nga Lushnja është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
policia e Fierit tha se në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi” u vu në pranga shtetasi K. M., 34 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)