I kishte blerë shtëpi dhe makinë, flet 41-vjeçarja që i dogji mjetin ish të dashurit
Një grua është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka urdhëruar zjarrvënien e automjetit të një 42-vjeçari.
41-vjeçarja Dorina Stafaj ishte kthyer nga Italia me qëllimin për t’i vënë flakën banesës dhe automjetit të ish të dashurit të saj, 42-vjeçarit të identifikuar me inicialet K.S.
Për këtë ajo kishte kërkuar ndihmën e të vëllait të identifikuar me inicialet M.S., 35 vjeç, tashmë të shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.
Është ai që shfaqet në pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Pista kryesore hetimore të cilën po hetojnë blutë e qytetit bregdetar është ajo e hakmarrjes, konfirmojnë për Euronews Albania burime zyrtare.
Kjo është mbështetur në dëshminë e 41-vjeçares tashmë të arrestuar.
“Me K.S., kemi pasur një histori dashurie. Ja kam blerë unë automjetin dhe shtëpinë, por e kam lejuar t’i regjistrojë në emër të tij në shenjë mirëbesimi. Pasi u ndamë nuk munda t’i marr mbrapsht këto pasuri dhe prandaj vendosa të hakmerrem. Për këtë gjë u ktheva nga Italia, sepse u ndjeva e mashtruar prej tij. Dua të më kthehen pasuritë e mia dhe kërkoj ndihmën e institucioneve për këtë.”
Sipas burimeve, 41-vjeçarja ka ardhur nga Italia së bashku me një shtetas italian, 58-vjeçarin e identifikuar me inicialet F.C., i cili po hetohet për moskallëzim krimi.
Megjithëse, asnjë prej të dyve, shtetasi italian dhe e arrestuara, nuk ka pranuar gjatë pyetjes në polici se kanë një lidhje mes tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian