I konfiskohen 3 mln euro pasuri një personi! Nuk justifikonte të ardhurat
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, janë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro të Drini Alikos, të cilat, sipas hetimeve, nuk justifikohen nga burime të ligjshme.
Dashi Aliko aktualisht është anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike në zonën e Gjirokastrës ndërsa më parë ka mbajtur postin e kryetarit të komunës së Lazaratit.
Sipas Prokurorisë, konfiskimi është kryer në kuadër të hetimit pasuror nr. 2 të vitit 2019, pas verifikimeve financiare dhe pasurore që treguan se subjekti nuk kishte të ardhura të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive.
“Nga hetimet rezultoi se shtetasi D.A. nuk dispononte burime të ligjshme për krijimin e pasurive të tij, ndaj u kërkua dhe u vendos konfiskimi i tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Gjirokastrës.
Pasuritë e konfiskuara përfshijnë truall, arë, banesa, karburant, biznese, magazina dhe objekte shërbimi, të shtrira kryesisht në zonat Gjirokastër, Lazarat, Grehot, Kordhocë dhe Arshi Lengo. Mes tyre janë disa sipërfaqe toke me mijëra metra katrorë, një pikë karburanti, ndërtesa zyrash, lokale dhe magazina industriale.
Prokuroria thekson se veprimet janë ndërmarrë në zbatim të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore, si dhe për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme”, nënvizohet më tej në deklaratë.
Në vijim, organi i akuzës bën me dije se do të vazhdojë hetimet ndaj grupeve dhe individëve të dyshuar për pasurim të paligjshëm, duke përdorur të gjitha mjetet ligjore për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtari kriminale.
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 10:22 Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie
- 10:20 Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile