“I mora për t’i mbrojtur”, 40-vjeçari mbante peng fëmijët, gruaja me urdhër-mbrojtje

15 Maj 2024 | 08:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, pranë zonës së njohur si Shkëmbi i Kavajaës ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng prej disa orësh dy fëmijët e tij të mitur 6 dhe 11 vjeç.

Dyshohet se Aleks Makur ka qëlluar disa herë me armë zjarri kallashnikov, para se policia të arrinte në vendngjarje, e më pas ai ka qëlluar edhe në drejtim të tyre. Kanë qenë negociatorët nga forcat RENEA ata të cilët kanë arritur ta bindin 40-vjeçarin të dorëzohet. ende nuk dihen shumë informacione se çfarë e ka shkaktuar këtë ngjarje tronditëse.

Sipas infromacioneve të siguruara nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, vetë i arrestuari është shprehur në deklarimet e tij të para se i ka marre fëmijët për t’i mbrojtur. Ndërkohë po verifikohet nëse ka patur konflikte me bashkëshorten.

Sipas burimeve bashkëshortja e tij kthehej ditën e djeshme nga jashtë vendit ndërsa prej pak ditësh ai ishte zhvendosur ne zonën e Shkëmbit të Kavajës me 2 fëmijët e mitur.

Po sipas informacioneve paraprake të siguruara nga Euronews Albania, në të kaluarën gruaja e tij ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026