I përfshirë në dosjen “Toyota Auris”, GJKKO jep vendimin për ish-prokurorin

20 Maj 2025 | 10:42

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, duke e dënuar me 4 vite burg, i konvertuar në 2 vite e 8 muaj pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Gjithashtu, Zarka është dënuar me 5 vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Bibe Ndreca dhe Rudina Palloj.

Dosja penale përfshin edhe ish-oficeren e policisë gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe biznesmenin Astrit Vladi, por dhe të pandehur të tjerë në atë që njihet dosja “Toyota Auris”

Hetimet ndaj Zarkës dhe bashkëpandehurve të tjerë nisën në bazë të të dhënave të siguruara nga aplikacioni i komunikimeve të enkriptuara SKY ECC, ku sipas Prokurorisë së Posaçme, është provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ndikuar te zyrtarë të drejtësisë.

Veprimet e paligjshme janë kryer gjatë viteve 2019–2020, periudhë kur Zarka ushtronte funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës. Eriona Daupaj në atë kohë ishte oficere e policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda dhe më vonë në SPAK, ndërsa Radovan Çela ishte avokat i shtetasit Alfred Vladi në çështjen e njohur “Toyota Auris”. Kjo çështje lidhet me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove të padeklaruara në dy automjete të ardhura nga Belgjika, në portin e Durrësit në qershor 2018.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026