English

“I propozova burrit”, Historia frymëzuese e Alinës për jetën dhe ambicies për biznes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në emisionin e sotëm të “Real People”, ishte Alina, një vajzë me origjinë nga Rumania, që tregon pak nga realiteti i saj, guximi, dëshira për jetën dhe fakti për tu rritur profesionalisht dhe e pavarur.

- Advertisement -

Duke treguar për vizitën e saj në Tiranë, Alina shprehet se është hera e parë e saj që viziton kryeqytetin, duke shtuar se po përpiqet të përshtatet me rutinën e ditës në vend.

Alina tregon se është rritur në Rumani, nga një familje me njerëz të mahnitshëm, teksa ka nisur të punojë që në moshën 15-vjeçare duke treguar kështu ambicien e saj për të fituar para.

“Më pëlqejnë paratë, ndaj e nisa punën në moshë kaq të re. Prindërit e mi u ndanë dhe secili prej tyre më jepte para, por se dinin se sa më jepte gjithsecili. Njëri më jepte 10 euro, tjetri 20, por unë doja 200. Kështu që fillova të punoja si asistente për dikë dhe më pas mora dy diploma “Bachelor”, një diplomë juridike dhe më pas u punësova në një korporatë. Pas 16 vitesh jam këtu me biznesin tim”, tha ajo.

Në lidhje me familjen, Alina tregon se babai u rimartua dhe tashmë ka një motër nga babai. Më tej, shprehet ideja për të qenë e pavarur ishte primare për të dhe se nuk do të martohej kurrë. Kjo ide qëndroi për Alinën deri në momentin që u takua me partnerin e saj të jetës, që tashmë kanë 7 vite martesë.

Alina ndër te tjera, i kushton rëndësi faktit se partneri i qëndroi si mbështetja e saj më e madhe në kohë të vështira dhe të mira. Kur kuptoi këtë, Alina tregon se vendosi ti bënte një propozim për të jetuar çdo ditë tjetër të jetës me të.

“Ishte shumë interesante të shihja rutinën e prindërve në kohën kur ishin të martuar dhe të ndarë. Pas kësaj më lindi ideja për të qenë e pavarur. I thosha vetes që nuk do të martohem kurrë sepse doja të isha e pavarur. Derisa gjeta burrin tim dhe i propozova atij.

Unë pësova një aksident me biçikletë, dikush u përpoq të kalonte para meje dhe biçikletat tona u përplasën. Ramë të dy. Ai nuk pësoi asgjë fatmirësisht por unë këputa tre ligamente dhe pësova dëmtim nervash. Më pas bëra operacion, isha në prag të humbjes së aftësisë për të ecur dhe në atë moment  duhet të merrja një vendim: A jam një viktimë, apo do të bëj diçka për mentalitetin tim për të fituar forcat. Qëndrova dy muaj në shtrat. Gjeta mjekë të mrekullueshëm, e më pas unë zhvillova biznesin tim, punoja me klientë dhe meditoja që të shëroja trupin tim. Mjekët më thonin se nervi është dëmtuar por unë e mohoja diça të tillë, më quanin “të çmendur”, dhe në fakt kur hyra në operacion nuk ishte i dëmtuar dhe ata operuan vetëm ligamentet. Pra, puna me mendjen është diçka e pabesueshme. Pra isha një vazjë e re, 20 vjeçe me një biznes dhe paterica, diçka e pazakontë.

Kjo histori më mësoi se si të ndikoja tek njerëzit, në mënyrë që ata të punojnë me mendjet e tyre, të fitojnë paratë që duan dhe të zhbllokojnë veten nga çdo besim i mundshëm që kanë se po i limiton ata në çdo fushë të jetës.

Kështu njoha burrin sepse ishim kolegë. Më kërkonte për të dalë prej 8 muajsh dhe unë isha shumë  e ngarkuar. Dhe një ditë u regjistrova në një kurs të zhvillimit personal dhe i thashë mësuesit tim: “Dua të manifestoj burrin tim”, dhe ai më tha nuk mundesh, duhet të bësh diçka. Kështu i kërkova burrin tim të dilnim. Më pas filluam të jetonim sëbashku dhe tani kemi 7 vite të martuar.

E kisha pyetur gjithmonë veten nëse personi që do martohesha, do qëndronte me mua në sëmundje dhe në shërim. Një ditë siç ishim të ulur të dy teksa unë isha në situatën që nuk lëvizja dot nga aksidenti, me një unazë prej letre i thashë: “Unë dua të jem me ty përgjithmonë”.

Ai është mbështetësi im më i madh, një njeri i mahnitshëm. I propozova sepse kuptova se jeta është shumë e shkurtër për të mos e jetuar plotësisht”, shprehet Alina për historinë e saj frymëzuese.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?