I riu plagos me thikë 45-vjeçarin në Mallakastër, shpallet në kërkim nga policia

2 Shtator 2025 | 15:23

Një 26-vjeçar në Mallakastër është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të një 45-vjeçari.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive banale ku i riu, M.B., dyshohet se pas një debati verbal me 45-vjeçarin, e ka goditur atë me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

I plagosuri mori ndihmën e parë në spital dhe më pas është larguar drejt banesës, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk paraqiste rrezik për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i Policisë së Mallakastrës:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M.B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera

GJKKO ka shpallur fajtorë gjashtë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Divjakë, të akuzuar nga SPAK për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në...
16:24 | 28/07/2026

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të GJKKO-së të 15 qershorit, me të cilin nuk...
16:18 | 28/07/2026

Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli si dhe nga përgjimet telefonike gjatë komunikimeve të...
15:26 | 28/07/2026