I riu rreh vëllanë, kunatën dhe kunatin. Babai sulmon policinë që mos ta arrestojë

12 Prill 2023 | 11:01

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në fshatin Ushtelenxhë, të Dibrës, ku një 24-vjeçar u konfliktua për motive të dobëta, me vëllanë, kunatin dhe kunatën e vëllait.

Sipas policisë i riu qëlloi me sende të forta kunatën e vëllait dhe dëmtoi me sende të forta automjetin e bashkëshortit të saj, përpara se të arrestohej nga Forcat “Shqiponja”.

Gjithashtu bëhet me dije se u procedua penalisht dhe babai i 24-vjeçarit i cili u përpoq të ndalte arrestimin e të birit duke sulmuar me sende të forta automjetin e policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

“Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, u kap dhe u arrestua shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në Dibër, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur vëllanë e tij, shtetasin R. Gj.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi A. Gj. ka goditur me sende të forta, shtetasen A. N., ka  kanosur shtetasin  S. N. (bashkëshorti i shtetases A. N.), si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 60 vjeç, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij, ka dëmtuar me mjete të forta automjetin e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026