I rrëmbejnë gruan dhe djalin e mitur, futbollisti fshihet nën shtrat

25 Prill 2025 | 10:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku futbollisti i Emelec,Jackson Rodriguez, ka raportuar se persona të maskuar kanë rrëmbyer gruan dhe djalin e tij 5-vjeçar në shtëpinë e tij në Guayaquil.

Rrëmbimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të 23 prillit, në qytetin bregdetar të Guayaquilit ndërsa vetë futbollisti ishte futur nën një shtrat.

Kriminelët, që fillimisht vodhën bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë pyetën gruan e tij nëse futbollisti ndodhej aty.

Sipas policisë, Rodriguez ka parë nga dritarja të dyshuarit që po largoheshin me një kamionçinë gri, duke marrë me vete gruan dhe djalin e tij.

Shefi i policisë, Edison Rodriguez, konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se gjatë muajve të fundit Ekuadori ka kaluar një valë të dhunës, duke shpallur gjithashtu gjendje të jashtëzakonshme.

Ky rrëmbim është një shembull i rasteve të ngjashme që janë shpeshtuar në Ekuador, ku futbollistët janë bërë objekt i rrëmbimeve për kërkesa dëmshpërblimi.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar, kur futbollisti Pedro Perlaza u rrëmbye në qytetin Esmeraldas dhe u gjet pas disa ditësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026