I “rrëmbyer” për hakmarrje: Nis gjykimi i djalit të politikanit bjellorus

26 Maj 2023 | 07:25

Vite më parë, Eduard Babaryka bashkëthemeloi një platformë bjelloruse të quajtur Uley, që financohej nga vetë populli. Ai, gjithashtu, ishte bashkëthemelues edhe në disa projekte të tjera humanitare, si dhe financoi botimin e një koleksioni me pesë vëllime në bjellorusisht të veprave të shkrimtares fituese të çmimit Nobel, Svetlana Alexievich.

“Është shumë normale që të mos kesh frikë”, tha Babaryka gjatë prezantimit të koleksionit në Minsk, në vitin 2018. “Dhe, pavarësisht të gjithave, bëje atë që mendon se është e drejtë dhe e rëndësishme. Është më normale që të mos presësh ndihmë nga një dorë tjetër dhe që të të tregojë se çfarë duhet të bësh ti, është më mirë që ta marrësh iniciativën vetë në duart e tua”.

Tani, këto fjalë të 33-vjeçarit, po vihen në sprovë, pasi bjellorusi po përballet me akuza të evazionit fiskal, shpëlarje parash, organizim të trazirave masive dhe nxitje të urrejtjes. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet mbi 20 vjet burgim. I arrestuar në qershor të vitit 2020, ai veçse i ka kaluar tre vjet në paraburgim pa u gjykuar, shkruan REL.

“Edik është i zgjuar, zemërmirë dhe natyrë prej kureshtari”, tha Alyaksandra Zverava, e dashura e Eduardit. “Shumë i drejtë dhe mban përgjegjësi për veprimet e tij. Ai vendos standarde të larta për veten, dhe di t’i pranojw gabimet e tij”.

Rrëfimi i Eduard Babarykas është një passhkrim prekës i tragjedisë kombëtare të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, në të cilat Alyaksandr Lukashenka, diktatori autoritar, shpalli fitoren pavarësisht dëshmive bindëse të mashtrimit.

Rezultatet e shpallura nxitën një valë masive protestash mbarëkombëtare, të cilat shpesh u shtypën pamëshirshëm.

Mes pretendimeve për abuzim dhe torturë, mijëra protestues u burgosën. Shtypi i pavarur u mbyll. Udhëheqësit e opozitës u detyruan të largoheshin nga vendi. Kombet perëndimore refuzuan të njohin legjitimitetin e Lukashenkës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026