Java ndërkombëtare e ndërgjegjësimit ndaj miopisë
Miopia është një shqetësim vizual i refraksionit që ndodh kur syri është shumë i gjatë. Imazhi formohet para retinës, dhe miopi shikon turbullt nga larg. Shikimi është, në të kundërt, i pastër nga afër: sa më e madhe miopia, aq më shumë është i nevojshëm afrimi i objekteve për t’i parë pastër.
Si identifikohet?
Miopia identifikohet me një ekzaminim të mprehtësisë së shikimit, pastaj të refraksionit. Tek fëmija dhe të rinjtë, përdorimi i pikave cikloplegjike, që paralizojnë përkohësisht rregullimin e syrit (akomodimin) është shpesh i nevojshëm për të marrë një matje të efektshme të miopisë. Një diagnostikim dhe një trajtim i hershëm i shqetësimeve të refraksionit është i nevojshëm tek fëmija, me qëllim për të shmangur ambliopinë.
Kush rrezikon nga miopia?
Nëse të dy prindërit janë miopë, fëmija i tyre ka 8x më shumë rrezik të zhvillojë edhe ai një miopi.
Që prej disa vitesh, identifikojmë një rritje të rëndësishme të miopisë tek të rinjtë. Kjo është e lidhur sigurisht me rëndësinë e kohës së kaluar në dritë artificiale, si edhe nga tepria e punës me shikim afër, për shembull, mbi ekranet e telefonave inteligjentë. Rekomandimet më të thjeshta për të ulur riskun e shfaqjes ose keqësimit të një miopie janë, që të kalohet çdo ditë një orë jashtë me dritë natyrale, dhe të shmanget të lexohet ose të shikohet telefoni shumë afër. Një distancë leximi më shumë se 30 cm është e rekomanduar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë