I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari në Shkodër

24 Janar 2025 | 09:48

Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” është arrestuar nga Policia e Shkodrës, në kuadër të një operacioni për lokalizimin dhe ndalimin e personave në kërkim.

I arrestuari, shtetasi Agim Shtyllza, u kap në fshatin Stom Golem nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas një bashkëpunimi intensiv mes Interpol Tiranës dhe homologëve italianë.

Shtyllza, banues në fshatin Hot i Ri, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Prokuroria Publike në Torino, në janar të vitit 2024, kishte lëshuar ndaj 54-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për përfshirje në trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

Autoritetet njoftojnë se Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, janë duke vijuar procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.

“Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, kanë kapur në fshatin Stom Golem, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026