Aksioni antidrogë në Fushë-Krujë, si ra në pranga nipi i ish-deputetit socialist

23 Janar 2025 | 12:51

Është arrestuar nga policia e Krujës, Ariel Rraja nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe djali i Flamur Rrajës.

Ariel Rraja është arrestuar ditën e djeshme dhe ishte në kërkim së bashku me babain e tij për sherrin e dhunshëm me Kujtim Cacën dhe të birin të ndodhur në tetor të 2024, konflikt i cili nisi për një kanal.

Ariel Rraja 24-vjeçari, nipi i Rrahman Rrajës është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës gjatë një operacioni antidrogë që Policia e Tiranës ka zhvilluar në fshatin Luz të Fushë Krujës.

Ariel Rraja ishte në kërkim së bashku me babain e tij për sherrin e dhunshëm me Kujtim Cacën dhe të birin.

Policia ka pasur informacione për dy persona që po transportonin lëndë narkotike dhe ka shkuar për të bërë arrestimin e Kujtim Ukajt dhe Abdurrahman Rizvanit të cilët u kapën me 60 kg kanabis.

Por operacioni i policisë ka hasur kundërshtimin e Flamur Rrahjas dhe Ermal Tufës, pasi kanë pretenduar që policia të mos ndërhyjë në ‘zonën e tyre’. Efektivët e policisë kanë pikasur aty dhe Ariel Rrajan dhe kanë bërë arrestimin e tij, duke hasur sërish me kundërshtimin e Flamur Rrajas i cili tashmë është proceduar në gjendje të lirë për kundërshtim të punonjësve të policisë së bashku me Ermal Tufën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026