I shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, arrestohet 55-vjeçari në Krujë

11 Prill 2026 | 13:54

Policia e Krujës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale. Në kuadër të operacionit të koduar “Mountain”, u vu në pranga shtetasi I. K., 55 vjeç, banues në Krujë.

“Për këtë shtetas, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në janar të vitit 2024, në fshatin Bruzë-Zall, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 55-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. A”, tha policia.

Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi, po nga Gjykata e Tiranës, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” edhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka shkëmbyer disa replika në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “I them që Taulant,...
11:58 | 13/07/2026

Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit

Policia e Vlorës ka bërë bilancin e punës për muajin qershor 2026, duke njoftuar se janë evidentuar 254 vepra penale, nga të cilat 240 janë...
11:46 | 13/07/2026

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, lidhur...
11:31 | 13/07/2026