“Ia referuam komisariatit”- Prokuroria dhe policia “ping-pong” për ngjarjen në Krujë

10 Korrik 2023 | 15:58

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Borizanë të Krujës se janë nisur 2 procedime penale për veprën penale  “Shkatërrim i Pronës”.

Reagimi i Prokurorisë vjen pas reagimit të Policisë së Krujës e cila reagoi përmes një njoftimi zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Krujë ku disa persona pjesëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë barbare pjesëtarë të fisit Maja pas denoncimit të këtyre të fundit për guroren në pronësi të Rrajave.

Policia thotë se ka kryer me paanshmëri procedurat lidhur me këtë rast, ndërsa sqaron se çdo material procedural lidhur me këtë çështje është referuar në prokurori.

Prokuroria sqaron se ka rregjistruar dy procedime penale për shkatërrim prone ndërsa hetimet janë ende në fazë paraprake dhe dosja i është deleguar për  kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë.

Njfotimi i Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke marë shkas nga interesimi i mediave, në bazë të njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, ju bën me dije se:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 18.05.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.3223 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Me shkresën Nr.6422, të datës 25.05.2023, dosja i është deleguar për  kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë.

Në vijim të materialit të referuar me nr.1466 nga Komisariati i Policisë Krujë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 19.06.2023 ka regjistruar procedimin penal nr.3872 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal. Çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026