Ibrahimaj tregon detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë për sulmet kibernetike
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj u shpreh për Euronews Albania se sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë diskutuan për sulmet kibernetike, ku raportoi secili institucion.
“Në fakt është roli i presidentit që të thërrasë komitetin e sigurisë kombëtare për çështje të ndryshme. Diskutuam për çështjet e momentin për sulmet kibernetike. Çdo institucion raportoi mbi masat e marra, mbi nivelin e goditjes dhe mbi masat që do të merren në vijim me qëllim përballimin e situatës”, u shpreh ministrja pas mbledhjes së qeverisë.
Sot u mbledh Këshilli i Sigurisë për sulmet kibernetike, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës.
Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra—i Mbrojtjes, Drejtësisë, Punëve të Brendshme, Financave, Transportit, Punëve të Jashtme dhe Energjisë.
Anëtarët janë edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
Ligji i jep të drejtën Presidentit të “ftojë pjesëmarrës të tjerë” në mbledhjet e Këshillit, por që nuk gëzojnë të drejtat e anëtarëve.
Për herë të fundit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur nga ish-presidenti Ilir Meta në 14 shkurt 2022, për shkak të tensioneve Rusi-Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë