Idrizi prezanton në Kuvend deklaratën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë
Kryetari i PDIU dhe deputeti Shpëtim Idrizi prezantoi në Kuvend deklaratën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë.
Idrizi e cilësoi ligjin në fjalë një gjë absurde duke qenë se nga ana tjetër kemi një traktat miqësie me Greqinë prej më shumë se 30 vjetësh.
“Ligji në fjalë është një absurd, Greqia mban me ne ligj lufte dhe nga ana tjetër kemi traktat miqësie. Në 1940 kur është vendosur ligji i luftës me Shqipërinë, Shqipëria nuk ishte vend sovran, por një vend i pushtuar pa liri veprimi. Ndërsa me Italinë çështja u zgjidh përfundimisht në 1947 me Traktatin e Paqes në Paris me heqjen edhe të sekuestros së pronave. Kemi ngelur vetëm ne te ky ligj dhe me Shqipërinë nuk ka asnjë akt nga ato të mbajtura me Italinë dhe Gjermaninë. Greqia mban me ne ligjin e luftë dhe sekuestron ndaj pronave…Jemi të vonuar pas 84 vitesh, mbajtja e këtij ligji është një fyerje për dinjitetin tonë kombëtar dhe nuk ka vend në marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Idrizi.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 14:41 Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari me minë me telekomandë (EMRI)
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
- 13:56 Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
- 13:52 Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
- 13:41 Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak