Ikin shirat, i ftohti ‘mbërthen’ vendin/ Porja: Temperaturat deri në -3 gradë

22 Nëntor 2024 | 19:44

Meteorologia Lajda Porja parashikon mot të ftohtë në vend, gjatë fundjavës. Në një intervistë për Euronews Albania me Mirela Milorin, ajo tha se reshjet e shiut do të dobësohen dhe gjatë natës do të konvertohen në reshje dëbore në zonat juglindore. Një masë ajrore e ftohtë që vjen nga verilindja e Evropës, do të sjellë rënie të madhe temperaturash.

“Pas mesanatës do të kemi ndërprerjen e shirave dhe depërtimin e një tjetër mase të ftohtë e cila do të kthehet në një stuhi ere gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës. Kjo masë e ftohtë polare do të bëj që nesër temperaturat mund të arrijnë deri në -3 gradë Celsius ndërsa të djelën në vendet malore deri në -5 gradë Celsius, por që gradualisht do përmisohen në javën e ardhshme. Gjatë të shtunës do të jetë problematike era shumë e fortë e cila mund të arrijë deri në 100 km në orë në zonat bregdetare”, tha meteorologia Lajda Porja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026