Ilir Babaramo: Kjo është e vetmja skemë që mund ta çojë PD-në drejt fitores

18 Tetor 2022 | 21:43

Gazetari Ilir Babaramo është shprehur se opozita nuk ka kandidat për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

I ftuar në emisionin “Now” në Euroneës Albania, ai theksoi se opozita duhet të gjejë kandidat që janë përfaqësues të kominitetit e jo njerëz që janë pjesë e politikës.

“Opozita nuk ka njerëz për të kandiduar. Unë besoj se opozita duhet të gjejë me urgjencë  kandidatë që janë jo politikë, njerëzit më përfaqësues të komunitetit. Duhet të shfrytëzojnë këtë lodhje që kanë qytetarët nga kjo shumicë qeverisëse, të gjithë konjukturën aktuale për të zgjedhur individët, për të zgjedhur kandidatët”- tha ai.

Emrat më të përfolur nga e djatha si kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Tiranës, janë deputeti demokrat, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Fatbardh Kadilli dhe Gert Bogdani.

Ndërkohë ditën e djeshme, aktori, njëherësh anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda është shprehur i gatshëm të kandidojë përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, nëse do e vendosin demokratët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026