Ilir Beqaj ankimon vendimin e GJKKO në Apel

22 Korrik 2024 | 15:14

Ilir Beqaj ankimon në Gjykatën e Apelit masën e sigurisë me arrest me burg , të dhënë nga Gjykata e Posaçme për çështjen SASPAC.

Sipas mbrojtjes që përfaqësuesu ligjor i Beqaj kërkon, nuk ezksitojnë kushtet dhe kriteret ligjore për masën shtrënguese. Gjithashtu nuk ekziston rreziku që ai të largohet jashtë territorit dhe nuk ka vend që të prisshen provat lidhur me këtë çështje.

Kujtojmë që akuza për të cilën është vënë në pranga nuk lidhet me detyrën e tij si ministër shëndetësie në vitet 2013-2017, por me postin që mbajti si drejtuesi i Agjencisë shtetërore SASCAP, e krijuar  për të menaxhuar ndihmat e donatorëve të huaj, që nga viti 2021.

Ilir Beqaj akuzohet për prokurimin e dyfishtë të një aktiviteti për promovimin e  turizmit, edhe nga ministria që mbulon këtë sektor, edhe nga agjencia SASPAC që drejtohej nga Beqaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026