“Të pathënat” e SPAK, Lala: Pse Beqaj në burg për fondet e BE e jo për Sterilizimin

11 Korrik 2024 | 15:10

Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku zbuloi detaje të reja në lidhje me dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në lidhje me abuzimin e fondeve të SPASPAC.

Lala zbuloi ekskluzivisht dhe kërkesën që SPAK dërgoi në GJKKO, ku argumentonte pse Beqaj duhet të mbahej nën masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Sipas gazetares SPAK theksoi në gjykatë se Beqaj ka vijuar kryerjen e veprave penale qetësisht ndërkohë që ishte nën hetim për Sterilizimin. Ndaj u kërkua që ai të vijohej të mbahej në burg pasi mund të prishte provat dhe të kryente vepra të tjera penale.

“Prokuroria e Posaçme në kërkesën drejtuar gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj arsyeton si më poshtë:

Sa i përket personit nën hetim Ilir Beqaj, ai paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore, nisur nga rëndësia e faktit penal dhe rrethanat e kryerjes së tyre. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ilir Beqja ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulajn që e kishte vartës në SPASPAC.

Personi nën hetim Ilir Beqaj pavarësisht qënies së tij si person nën hetim në një procedim tjetër penal, atë të Sterilizimit, ku ishte nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore çdo të premte, ka vijuar qetësisht veprimtarinë e kundraligjshme duke shfrytëzuar funksionin publik dhe interesat e tij pasurore, duke shtuar gjendjen e rrezikut për kryerjen e veprave të tjera penale.

Duke marrë në konsiderat faktin që hetimet janë duke vazhduar me mbledhjen e të gjitha provave komjuterike, ekziston rreziku për dëmtim apo prishje të provave”, tha Lala.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026