Ilir Beqaj kërkon lirinë, ofron 20 mijë euro garanci

10 Maj 2026 | 11:09

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme një kërkesë të re, ku kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest me burg” me një masë tjetër më të lehtë, duke ofruar edhe një garanci pasurore në vlerën 20 mijë euro.

Sipas informacioneve, kësaj here kërkesës i është bashkangjitur edhe vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë, i cili ka mbajtur qëndrim lidhur me aplikimin e masave të sigurimit personal si “arrest me burg”.

Beqaj aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” në kuadër të hetimeve të çështjes së njohur si dosja e SASPAC.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026