English

Ilir Meta: Balla e Rama dhanë garanci për manipulimin e dosjes së F.T

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ilir Meta reagoi edhe këtë të enjte në lidhje me debatin për dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Kryetari i Partisë së Lirisë shprehu gatishmërinë Parlamenti të mblidhet dhe të hedhë dritë mbi këtë çështje, për të cilën hodhi dyshime se mund të jetë pjesë edhe e një agjende anti-kombëtare.

- Advertisement -

“Unë që sot të mbledhin Parlamentin, do shkoj vetë në parlament, tre kartela më duhen mua me vete që t’i nxjerr atje dhe ata t’i sjellin të gjithë anëtarët e autoritetit të manipulimit të dosjeve. Shumë shpejt do provohet që kjo është pjesë e një agjende antikombëtare,” – u shpreh Meta.

Ai hodhi akuza të forta në drejtim të Taulant Ballës, për të cilin tha se ka informacione se ka garantuar mbrojtje për personin që sipas tij ka manipuluar dosjen e F.T.

“Në rastin e Tao Taos, situata është shumë dramatike për shefin e Tao Taos, për arsye se është 1000% e provuar se këtu ka ndodhur një cenim i rëndë i rendit kushtetues për shkak se provohet se në kohën kur Ilir Meta ka qenë president i republikës, shefi i Tao Taos, ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të provuar të sigurimit të shtetit M.L. I dalluar si poli-agjent dhe një ish-SHIK-si A.H. për të manipuluar në mënyrë të qartë dhe shumë të trashë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T. që është edhe shtetas amerikan,” – tha Meta.

Debati për dosjet e sigurimit nisi nga momenti kur Autoriteti i Dosjeve i kërkoi Parlamentin të ndryshonte ligjin që t’i mundësohet hetimi edhe për personat që më herët kanë marrë certifikatën e pastërtisë nga Komisionet Bezhani dhe Mezini.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×