“Ilir Meta dhe tragjedia e rënies”, Iljazaj: Pamja e ish-Presidentit, nga maja e pushtetit në qeli
Analisti Ervis Iljazaj, komentoi në emisioni “Now”me Erla Mëhillin, pamjen e ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, gjatë seancave në Gjykatën e Posaçme. Sipas Iljazajt, gjendja fizike dhe portreti i ish-kreut të shtetit reflektojnë atë që ai e quan “tragjedia e rënies” nga majat e pushtetit në qeli.
“Është një efekt i fortë viziv. Unë nuk e di nëse keqtrajtohet apo jo, të drejtën me thënë nuk kam asnjë informacion. Por ne duhet të kuptojmë ‘tragjedinë e rënies’. Pamja e Ilir Metës reflekton pikërisht këtë,” u shpreh Iljazaj.
Më tej, ai argumentoi se transformimi i tij është i pritshëm për shkak të rrethanave të paraburgimit dhe goditjes psikologjike:
“Ne pyesim ‘pse kishte atë pamje Ilir Meta’, po çfarë pamje presim te një person që ka qëndruar në paraburgim? Mos prisni një pamje të relaksuar. Aq më tepër, ekziston koncepti i tragjedisë së rënies: Një njeri i cili ka qenë në majën e pushtetit në Shqipëri, një koncept ky i njohur në psikologjinë njerëzore, dhe sot gjendet prapa hekurave. Kjo është psikologjikisht shumë e rëndë për t’u përballuar nga kushdo. Nuk është e lehtë. Në këtë kuptim, pamja reflekton gjendjen psikologjike të këtij koncepti që është shumë i thellë,” përfundoi ai.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet