Ilir Meta kundër krijimit të shtetit Bektashi: Precedent i rrezikshëm për rajonin!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se ideja e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të Urdhërit Bektashi brenda Shqipërisë është e pakonsultuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën, e cila sanksionon se Shqipëria është shtet sovran dhe i pandashëm.
Komentet Meta i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se kjo ide e kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si grabitësin më të madh të tokave të komuniteteve fetare, ka qëllime elektorale, pasi vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlametare të vitit 2025.
Ai tha gjithashtu se kjo ide e kryeministrit mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm për rajonin e Ballkanit, ku ende gëlojnë zërat për ndryshimin e kufijve me qëllim cënimin e paqes.
“Grabitësi më i madh në këto 34 vite i pronave të bektashinjve dhe gjithë komuniteteve fetare në vendin tonë, hodhi idenë për krijimin e shtetit sovran të Urdhërit Bektashi në prag të zgjedhjeve elektorale, në mënyrë të njëanshme, të pakonsultuar, të paqartë dhe në kundërshtim me frymën e Kushtetutës që sanksionon se Republika e Shqipërisë është shtet sovran dhe i pandashëm.
Kjo është një shashkë gjithashtu për të hequr vëmendjen nga skandalet ku është përfshirë Edi Rama dhe problemet e rënda me të cilat përballet Shqipëria nga keqqeverisja e tij.
Çdo përpjekje politike dhe diplomatike për të promovuar jo vetëm një nga vlerat tona kombëtare që është toleranca fetare, është e mirëpritur, por nuk mund të përdoret në funksion të axhendave elektorale të momentit dhe ku rrezikojnë të kthehen në një precedent të rrezikshëm për rajonit tonë, kur ende gëlojnë idetë ogurzeza të ndryshimit të kufijve me qëllim cënimin e paqes”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa