“Shteti Bektashi”, Berisha-besimtarëve: Nuk e do do për ju, kini kujdes
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha para mbështetësve të tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, se krijimi i një shteti sovran Bektashi nuk u shpërben besimtarëve, por vetë kryeministrit Rama.
Nga dritarja e banesës ku është në masë sigurie “arrest shtëpie”, Berisha i është drejtuar besimtarëve duke u thënë se duhet të kenë kujdes nga ky projekt i kryeministrit Rama pasi sipas tij, këtë ai po e bën që të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të thellë, për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe misionarë të kauzës së dejtë të shqiptarëve.
Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, të cilët përcjellin çdo natë të vërtetat tek shqiptarët, denoncojnë dhe demaskojnë regjimin e narkoshtetit që sillet me Shqipërinë e shqiptarët si një pushtues i egër, si një armik i egër i vlerave themelore të një shoqërie të lirë, votës së lirë, shtetit ligjor.
Të dashur miq! Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.
Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes. E ka për sulltanatin e Surrelit. E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare”,-tha Berisha.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023 për çështjen e dosjes “Partizani”.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”