Ilir Meta në selinë e PD-së, takim me Sali Berishën

26 Tetor 2022 | 10:10

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike paraditen e së mërkurës dhe po zhvillon një takim me kryedemokratin, Sali Berisha.

Ky është takimi i dytë që dy liderët zhvillojnë në selinë blu.

Meta u takua me Berishën më 4 tetor, ku patën një diskutim përreth 30 minuta.

Ata u dakordësuan për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore.

Në lidhje me zgjedhjet vendore, që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm, Berisha dhe Meta janë shprehur se opozita mund të dalë me kandidatë të përbashkët në 61 bashki të vendit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026