Ilirjan Celibashi: Deri më 7 mars vendosim se cilën PD do regjistrojmë në KQZ

8 Shkurt 2023 | 11:44

Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi foli pas mbledhjes së KQZ, mbledhje në të cilën u la jashtë rendit të ditës lista me anëtarët e depozituar për KZAZ-të nga të dyja kampet e PD-së.

Celibashi tha se janë në proces të verifikimit të listave të depozituar nga dy palët e PD. Në një deklaratë për mediat ai shtoi se deri më 7 mars do të vendosin se cilën PD do regjistrojnë si subjekt zgjedhor në KQZ.

“Të dyja përgjigjet që jap qëndrojnë. Jemi në proces të verifikimit të dokumenteve të paraqitur nga PD në lidhje me propozimet për anëtarë të KZAZ. Duke shtuar edhe faktin që kemi dy lista, një nga Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD dhe tjetra nga Sefa që është përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ.

Situata është e tillë që do duhet të konsultojmë, maksimumi deri më datën 7 mars mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD, më së pari në procesin e regjistrimit si subjekt zgjedhor në KQZ. Këtu fillon përgjigja e dytë. Ajo që dertiminuar më shumë është fakti se ne jemi në këtë situatë. Por duke e sqaruar edhe njëherë . Vendimmarrja do jetë strikte bazuar në Kodin Zgjedhor, s’kemi ardhur në atë moment që dikush të bëjë interpretimin se ky vendim ishte i drejtë apo i gabuar. Mbetet e padiskutueshme ajo që kam thënë, në momentin që do vendosim do jetë në përputhje me parashikimet e ligjit dhe do jetë e thjeshtë. Skam asnjë lloj problemi apo drojë për ta marrë këtë vendim. Është shumë e thjeshtë”, tha Celibashi.

Vendimmarrja do jetë strikte bazuar në Kodin Zgjedhor, s’kemi ardhur në atë moment që dikush të bëjë interpretimin se ky vendim ishte i drejtë apo i gabuar. Mbetet e padiskutueshme ajo që kam thënë.. në momentin që do vendosim do jetë në përputhje me parashikimet e ligjit dhe do jetë e thjeshtë. Skam asnjë lloj problemi apo drojë për ta marrë këtë vendim. Është shumë e thjeshtë”, tha Celibashi.

Në mesazhin e tij,  Celibashi “udhëzoi” gjykatën t’i japë zgjidhje fatit të Partisë Demokratike në mënyrë që puna të vijojë edhe në KQZ.

“KZAZ-të do të konstituohet edhe pa anëtarët e PD, plotësohet kuorumi prej 4 anëtarësh. Për të vazhduar me shpjegimin, në momentin më të përshtatshëm do sjellim dhe anëtarët e KZAZ të PD. Të vendosurit sipas ligjit vendos dhe me përgjegjshmëri mbi fatin e vendimmarrjes. Ka çështje të rëndësishme shumë nëpër gjykata dhe megjithëse ligjvënësi i ka injoruar këto çështje dhe i ka dhënë vëmendje këtyre proceseve dhe gjyqeve të partive politike. Thënë këtë do të thotë që dhe kjo çështja s’mund të jetë një çështje që mund të trajtohet se kur do bëjmë punën. Unë s’dua t’i drejtoj gjykatës të bëjë punën e vetë, por për mua kjo është e thjeshtë. Nëse do kemi nesër një kërkesë nga PD do marrim vendimin dhe do e shqyrtojmë.”- thotë Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026