Imazhet satelitore, baza ajrore ruse në Krime e dëmtuar rëndë

11 Gusht 2022 | 07:44

Imazhet satelitore tregojnë dëme të mëdha dhe disa avionë luftarakë të shkatërruar në bazë ajrore ruse në Krime pas shpërthimeve të disa ditëve më parë.

Baza e Saky në perëndim të Krimesë së aneksuar nga Rusia u trondit nga disa shpërthime, nga të cilat mbeti i vdekur një person dhe u plagosën disa të tjerë, shkruan BBC.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë, por këto prova të reja sugjerojnë mundësinë që sulmi ishte i planifikuar.

Imazhet, nga Planet Labs me bazë në SHBA, tregojnë sipërfaqe të mëdha toke, të djegura nga shpërthimet.

Pistat kryesore të bazës duket se janë të paprekura, por të paktën tetë avionë duket janë dëmtuar dhe shkatërruar, me disa kratere të dukshme.

Baza ushtarake në Krime para sulmit
Baza ushtarake në Krime pas sulmit

Rusia këmbëngul se shpërthimet u shkaktuan nga shpërthimi i municioneve në një dyqan për shkak të shkeljes së rregullave të sigurisë nga zjarri.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë dhe ministri i saj i Mbrojtjes sugjeroi se ushtarët e pakujdesshëm rusë mund të jenë fajtorë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe

Kërcënimi në rritje nga dronët po e detyron NATO-n të ndryshojë qasjen ndaj mbrojtjes ajrore. Pas një sërë incidentesh të fundit, Aleanca po bashkëpunon ngushtë...
16:49 | 04/07/2026

Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës

Një sulm i natës me bomba nga Rusia goditi qytetin verilindor ukrainas të Sumyt, ku njëra prej bombave ra pranë një ndërtese banimi. Të paktën...
12:37 | 04/07/2026

Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD

Mijëra persona dolën në protestë Erfurt të shtunën dhe bllokuan rrugët që të çonin në konferencën vjetore të AfD-së përpara zgjedhjeve rajonale që mund ta...
12:20 | 04/07/2026