“In Memoriam 1901-1975”, ekspozita në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta e Koliqit

15 Janar 2025 | 16:09

Botime, përkthime, ese dhe publicistikë të intelekualit të mirënjohur Ernest Koliqi u ekspozuan të mërkurën në Biblotekën Kombëtare.

Ekspozita “In Memoriam 1901-1975” vjen me rastin e 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të Koliqit.

Kjo ekspozitë risolli në vëmendje krijimtarinë artistike, publicistike dhe përkthimet më të mira të Koliqit, për të përkujtuar kështu një figurë që jo vetëm i dha letërsisë dhe kulturës shqipe, por arriti të shndërrohej në një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të shkrimtarëve të viteve ’20-’30 të shekullit të kaluar.

Përzgjedhje poetike, si dhe shkrime nga revista periodike “Shêjzat” paraqitën gjithashtu për publikun në Ekspozitë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në katin I të BKSH-së.

Koliqi lindi më 20 maj të vitit 1903, në Shkodër. Ai ishte një erudit që jetën ia kushtoi kryesisht letërsisë, por nuk mungoi as në skenën politike.

Pas pushtimit nga Italia, Koliqi u emërua ministër i Arsimit dhe më vonë kryetar i Këshillit Koorporativ Fashist. U kritikua për rolin e tij në politikë por veprat si “Hija e maleve”, “Tregtarë flamujsh” dhe “Pasqyrat e narcizit”, e vendosën në piedestal të letërsisë.

Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Koliqi jetoi në Romë ku drejtoi revistën “Shejzat” si dhe katedrën e Gjuhës Shqipe, mbi bazën e së cilës u ngrit edhe Instituti i Studimeve Shqiptare.

Në vitet `60 nisi përkthimin e “Lahutës së Malcis” në italisht dhe punoi edhe për të tjera vepra në mënyrë që të huajt të njihnin letërsinë shqipe. U nda nga jeta, në Romë, më 15 janar të vitit 1975.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026