Ekspozita e Salvador Dalisë në Shqipëri, 100 ilustrimet e tij paraqiten në Tiranë
100 ilustrime ksilografike që mbajnë emrin e Salvador Dalisë shfaqen për të herë të parë në një ekspozitë në galerinë “Naan” në Tiranë.
Ekspozita e titulluar “Ëndrra hyjnore” është kuruar nga Zef Paci dhe Ajola Xoxa dhe sjell punën që Dali i ka përdorur për të ilustruar “Komedinë Hyjnore” të Dante Alighieri-t.
Nga kritikët e artit botëror ky konsiderohet si grupi i punëve më i rëndësishëm dhe më i përpunuar i Salvador Dalisë, që është ekspozuar dhe në Francë.
Ekspozita është ndarë në tre grupime sikurse dhe “Komedia Hyjnore”: Ferri dhe purgatori në katin e parë të galerisë dhe parajsa në katin e dytë.
Bashkë me ekspozitën është realizuar edhe një dokumentar i detajuar, ndërkohë që në galeri ka edhe një dhomë kushtuar veçanërisht të rinjve dhe fëmijëve.
Salvador Dali pati një repertor artistik që përfshinte pikturën, skulpturën, filmin, artet grafike, animacionin, modën dhe fotografinë, ndonjëherë edhe në bashkëpunim me artistë të tjerë.
Ai gjithashtu shkroi poezi, autobiografi, ese dhe kritikë. Temat kryesore në punën e tij përfshijnë ëndrrat, subkoshiencën, seksualitetin, fenë, shkencën dhe marrëdhëniet e tij më të ngushta personale.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun çdo ditë deri më 12 shkurt 2025.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 09:14 Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
- 09:04 Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores