Inaugurohet skulptura e Nënë Terezës në Australi
Australia e Jugut e ka nisur të hënën me inaugurimin e skulpturës së Nënë Terezës.
Vepra e artit realizuar nga Pjerin Kolnikaj u vendos në Adelaide.
Skulptori tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se nuk ka rëndësi sa ka punuar për realizimin e veprës, aq sa ka mikpritja që do të marrë nga komuniteti atje.
Tonin Pecaj, kryetari i Shoqatës Shqiptare Katolike “Nënë Tereza” në Adelaide u shpreh se skulptura e një prej figurave më të rëndësishme shqiptare është shumë domethënëse për komunitetin shqiptar në Australi. Ai tregoi se eventi i inaugurimit kishte shumë të ftuar dhe u realizua shumë bukur.
“Ne jemi e vetmja shoqatë e Nënë Terezës këtu në Australi dhe duke mbajtur emrin e saj ishte detyrë e jona që të bënim të mundur realizimin e trupores së Nënë Terezës që të lutemi para saj sa herë që na jepet rasti të kalojmë aty,” – tha Pecaj ndërsa sqaroi idenë e skulpturës.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik