Inceneratori i Tiranës: GJKKO jep dënimin për Alqi Bllakon
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha këtë të martë vendimin për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, duke e dënuar me 4 vite burg për korrupsion pasiv në dy raste, në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij përfundimtar u reduktua në 2 vite e 8 muaj burg.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte kërkuar një dënim prej 5 vitesh e 4 muajsh për Bllakon, i cili me gjykim të shkurtuar do të zbriste në 3 vite e 4 muaj.
Episodet për të cilat u shpall fajtor Bllako janë përfitimi i një pagese prej rreth 120 mijë euro nga Klodian Zoto për një pajisje për fabrikën e birrës të të atit, Edmond Bllako, dhe një shumë tjetër prej 7.5 milion lekësh në formë pagese te ish-këshilltar i jashtëm të Lefter Kokës, Vladimir Bezhanit, nga kompanitë e inceneratorëve.
Bllako është dënuar më herët me vendim të formës së prerë për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj, ndërsa për inceneratorin e Fierit, çështja u rikthye për rigjykim nga Apeli në Shkallën e Parë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë