English

Indeksi global i lumturisë, ja si renditet Shqipëria

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pensionistët shqiptarë rezultojnë të jenë më të palumturit në Europë. Indeksi Global i Lumturisë e rendit vendin tonë të 103-tin mes 143 vendeve të marra në studim. Ne pyetëm disa prej pensionistëve në qendër të kryeqytetit të cilët u përgjigjën.

- Advertisement -

“Po çfarë lumturie kam unë tani në moshën 86 vjeç, kur të gjithë fëmijët kanë dalë jashtë shtetit. Gruaja më vdiq. Pension skam, 137 mijë lekë pension kooperative, 55 mijë lekë i marr ilaçe, dhe se si jetoj, mos më pyet për lumturinë hiç”, tha një pensionist.

“Ne jemi shumë të lumtur, sa me hëngër një çap buke, jo për gjë tjetër, unë 200 mijë lekë i dua ilaçe dhe vizitë në muaj,  300 mijë lekë marr pension, ça i lumtur jam unë?”-u shpreh një tjetër.

 “Lumturia është nëse unë kam para që të më teprojnë. Nëse unë mundësi të shkoj në gjithë botën, të bredh dhe përsëri të kthehem aty ku më do qejfi mua. Ajo është lumturi. Ne si do jemi të lumtur? Po të ishim të lumtur, nuk rrinim këtu ne”,-vijoi një pensionist.

Sipas raportit personat mbi 60 vjeç në Shqipëri janë më të palumtur edhe në raport me grupmoshat e tjera, dhe njëkohësisht niveli i palumturisë  ka ardhur në rritje në krahasim me raportin e vitit 2006.

 “Shkaku i parë është ndryshimi i tipologjisë së familjes shqiptare. Këto 30 vjet ka ndodhur një përmbysje e madhe nga familje e dikurshme ku roli i të moshuarve ishte i madh. Kalimi tek  familja modern solli një ridemsionim të statusit të të moshuarit dhe ato e kanë përjetuar shumë. Mendoj se emigracioni është faktor shumë i rëndësishëm që ka ndikuar. Ju garantoj që ndër faktorët kryesor, vetmia, është një faktor që i dperimon të moshuarit. Sëmundjet nuk i lënë të moshuarit që të jenë të lumtur.  Padiskutim do ishte qesharake që të thonim që të moshuarit do të ishin të lumtur dhe pa para”,-tha sociologu Gëzim Tushe.

Duke njohur faktorët që i bëjnë të moshuarit të palumtur, sociologu thotë se ka ardhur koha për të ndërmarr veprime, që të përmirësojmë cilësinë e jetës së moshë së tretë në  vendin tonë. Së pari duke i socializuar ato që të mos ndihen vetëm, duke i bërë të ndihën të dobishëm në familje dhe shoqëri.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?