Indeksi i Korrupsionit, Shehi: Kush janë hajdutët e vegjël e të mëdhenj në Shqipëri

31 Janar 2024 | 22:17

Kreu i Partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, Dashamir Shehi, është shprehur se në Shqipëri korrupsioni është bërë pjesë e kulturës tonë.

Komentet Shehi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se vendi ynë në njëfarë mënyre e ka pranuar korrupsionin.

Ai tha se duke nisur që nga tregtarët e vegjël që nuk paguajnë taksat, e deri te tregtarët e mëdhenj që nuk paguajnë TVSH, të gjithë në njëfarë mënyre janë të përfshirë në vjedhje.

“Të gjithë ata tregtarët e vegjël që nuk paguajnë taksat, të gjithë ata tregtarët e mëdhenj, ata milionerët që nuk paguajnë TVSH, etj dhe kur vjen puna për t’u diskutuar korrupsioni… si thotë ai në Bibël, kush nuk ka bërë mëkat ta gjuajë ai gurin i pari. Po nuk është kështu pra. Shoqëria në njëfarë mënyre e ka pranuar korrupsionin.

Këtu vjedhin të gjithë thonë, po marrim edhe ne pjesën tonë. Pra Demokracinë një pjesë e popullatës e identifikon edhe në këtë mënyrë, për t’u pasuruar shpejt. Dhe një pjesë janë pasuruar shumë shpejt. Dy njerëz që ishin komshi me njëri-tjetrin, një shofer dhe një mekanik, shoferi me kontrabandë duke kaluar kamiona është bërë milionerë, ndërsa mekaniku është në vend.

Ky shoferi është bërë biznesmen tani bën pallate, mund të bëhet edhe deputet. Edhe kemi aty në Parlament edhe me këtë lloj origjine. Pra shoqëria shqiptare i ka dhënë një status ligjor vjedhjes, sepse ka qënë e shpërndarë në mënyrë të barabartë. Ndarja në politikë nuk është mes të mirëve dhe të këqinjve, por nuk ndodh kështu. Qeveria e parë e Shqipërisë dhe administrata e parë ishin më të ndershëm.

Ne vinim nga shteti dhe shkonim në shtet. Nuk dinim çfarë ishin pagesat te privati. Kishte një moral që po qeverisnin Shqipërinë. Çfarë bëmë ne? I përzumë edhe disa socialistë të ndershëm, u kthyen privat ata pastaj, u mësuan me lekë. Pastaj erdhën edhe ata në pushtet në 1997. Tani erdhën këta ustallarët e fundit fare që vijnë direkt nga bota e biznesit, nga oligarkia. Erdhën me ide të qarta për biznes”, tha Shehi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026