Indianët krah pune në Shqipëri, 21 prej tyre jetojnë e punojnë në Pogradec

29 Shtator 2024 | 16:17

Mungesa e krahut të punës në vendin tonë si pasojë e emigrimit masiv ka bërë që kompanitë shqiptare të kërkojnë punëtorë nëpër botë.

Vetëm në një kompani ndërtimi në Pogradec e cila punon në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, disa shtetas indianë, mes tyre inxhinierë, manovratorë deri tek punëtorë të thjeshtë janë punësuar prej kohësh. Dy prej tyre me profesion inxhinierë tregojnë eksperiencën e tyre në Shqipëri.

“Erdha këtu për punë, të provoja një eksperiencë të re. Ka një ndryshim të madh mes punës këtu dhe asaj në Indi. Kam 2 muaj që punoj këtu, jam inxhinier. Njerëzit këtu janë fantastikë, na ndihmojnë dhe janë shumë bashkëpunues në punë. Kam dëshirë të qëndroj gjatë, nëse kompania më lejon, mund të punoj 8-10 vjet këtu. Pagat janë shumë të mira”, thotë Anuj Upadhyay, inxhinier.

“Kam 5 vite eksperiencë pune si inxhinier. Në Indi ne ndjekim të tjera standarde, por kjo lloj eksperience na shërben shumë. Punën e gjeta në internet. Nuk kam ardhur vetëm për pagën, por për të punuar në një vend të mirë dhe pse jo, të vendosem këtu përgjithmonë sepse na paguajnë mirë”, shprehet Vinay Challapalli, Inxhinier.

Edhe shqiptarët shprehen të surprizuar me ta, me dëshirën e tyre për të punuar dhe faktin se janë tepër efektivë në punë.

Vetëm në këtë kantier punojnë 21 indianë, të cilëve krahas kontratave të punës u është siguruar edhe akomodimi nga ana e kompanisë shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026