Indrit Sefa: Regjistrimi i emigrantëve, vullnet që nuk është zbatuar

31 Maj 2022 | 21:18

Qeveria shqiptare nuk i ka regjistruar shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, edhe pse është bërë një ligj që në vitin 2016 për këtë.

Për këtë, Indrit Sefa, sekretar ligjor dhe zgjedhor i PD-së thotë se nuk ka pasur vullnet për t’u zbatuar.

Në emisionin Now me Erla Mëhillin, Sefa tha se procesi duhet të ishte bërë shumë shpejt, pasi pa të nuk mundësohet votimi i emigranteve.

“Është detyrim ligjor, duhet të ecte me hapa të shpejtë”, tha ai.

Sefa tha se qeveria duhet të bëjë një fushatë që shqiptarët janë vendit të regjistrohen.

“Është vullnet i cili nuk është zbatuar por për të realizuar votimin, ka nevojë për bashkërendim. E para është qeveria që duhet të veprojë, më pas KQZ-ja, e më tej vetë qytetarët”, u shpreh Sefa.

Ndërsa, Bledar Milaqi, Sekretar i Përgjithshëm i DPLSH-së tha se vota e emigrantëve nuk u realizua pasi “nuk ka bashkërendim KQZ- AKSH- gjendje civile”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026