English

Inflacioni në Britani arrin nivelin më të lartë që nga viti 1982

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Inflacioni në Britani muajin e kaluar është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 1982.

- Advertisement -

Kjo ka rritur presionin ndaj ministrit të Financave, Rishi Sunak, që të shtojë ndihmën për familjet, të cilat po përballen me krizën më të rëndë të rritjes së çmimeve për produktet bazë.

Në prill, inflacioni për çmimet e konsumit arriti në 9 për qind, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave në Britani, duke tejkaluar nivelin më të lartë të recesionit, që ishte regjistruar në fillimit të viteve 1990.

Nga ana tjetër, stërlina britanike ka rënë për 0,6 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Rritja e çmimeve të energjisë vlerësohet si shkaku kryesor i rritjes së çmimeve në prill.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×