Inflacioni në Britaninë e Madhe arrin nivelin më të lartë në 40 vjet
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar preku në korrik kuotën prej 10.1 për qind, më e larta e 40 viteve të fundit, sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave.
Kuota, e rritur nga niveli prej 9.4% që ishte në qershor, është më e lartë se ajo e parashikuar nga analistët dhe dyshifrore për herë të parë që prej vitit 1982.
Ushqimet, sidomos drithërat, qumështi, djathi dhe vezët, si dhe pijet joalkoolike ishin faktorët kryesorë që kontribuuan në rritjen e çmimeve muajin e kaluar, të ndjekura nga energjia dhe karburantet.
Pritet që inflacioni të rritet sërish në tetor për shkak të kostos së lartë të faturave të energjisë, me Bankën e Anglisë që për vjeshtën parashikon pikun prej 13.3 për qind.
Ministri i Financave, Nadhim Zahawi deklaroi se ndërsa nuk ka zgjidhje të lehta të situatës, Thesari po përgatitet për të gjitha opsionet, përfshirë mbështetjen për konsumatorët.
I pyetur nga BBC, Zahawi deklaroi se rritja e çmimeve të energjisë po përjetohet si pasojë e veprimeve të presidentit rus Vladimir Putin, që po e përdor energjinë si armë për shkak të luftës në Ukrainë.
Por laburistët në opozitë akuzuan konservatorët se po injorojnë përmasat e krizës, me ministren hije Rachel Reeves që deklaroi se plani i partisë së saj për të ngrirë kufirin e çmimit të energjisë do ta ulë inflacionin në sezonin e dimrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje