Inflacioni në Shqipëri është dyshifror, sipas ekspertit të ekonomisë

11 Maj 2022 | 08:11

Eksperti i ekonomisë, Gent Beqiri thotë se inflacioni në Shqipëri është dyshifror, bazuar në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit, ku në prill 2022 ishte 6.2%, nga 1,9% për të njejtën periudhë të një viti më parë.

Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Beqiri tha se përveç rritjes së çmimeve kemi edhe përkeqësim të produkteve që ofrohen në treg.

“Unë jam i sigurt që inflacioni te ne është dyfishror. Nuk kemi vetëm rritje të çmimeve por edhe përkeqësim të asaj që ofrohet. Rasti për shembull me bukën. Nuk ka pasur vetëm një rritje të çmimt të bukës por edhe ulje të gramaturës. Ky është një problem dhe mund të ketë ndodhur edhe me produkte të tjera të shportës”, u shpreh eksperti.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka ndërtuar një ekonomi konkuruese tregu por një ekonomi kaos.

Beqiri shtoi se Bordi i Transparencës nuk mund të fiksojë çmimet e produkteve në treg, pasi ato vijnë në vend nga importues të ndryshëm dhe me cilësi e çmime të ndryshme.

Sipas një raporti të publikuar nga INSTAT pak ditë më parë, faturat për transport dhe ushqime vazhduan të shtrenjtohen edhe në muajin prill, duke e çuar inflacionin në 6.2%.

Kjo është rritja më e madhe e çmimeve, që nga viti 2001, rritje e cila do shoqërojë familjet shqiptare edhe në fillim të vitit 2023.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026