Instagram merr vendimin për ndryshimet e reja, njoftimi nga drejtuesit

29 Korrik 2022 | 09:49

Drejtuesit e rrjetit social Instagram kanë njoftuar se do të shtyjnë për pak kohë përditësimin e aplikacionit me mundësitë e reja, pas pakënaqësive të shprehura nga njerëz me ndikim.

Në ndryshimet e reja që priteshin të bëheshin, ishte planifikuar që të rritej përmbajtja me video dhe rekomandimi i tyre të ishte më i shpeshtë.

Por, disa njerëz kanë nisën peticion online me thirrjet kundër ndryshimeve në këtë platformë.

Më herët gjatë kësaj jave, shefi i Instagram-it, Asam Mosseri, postoi disa video në Twitter duke i bërë të ditura ndryshimet, edhe pse tha se dëshiron “të vazhdojë mbështetjen për fotografitë”.

Mirëpo të enjten, një zëdhënës i Meta-s, kompanisë amë të Instagram-it, ka thënë se është marrë vendim që përditësimet të shtyhen për disa kohë, me qëllim që të merren vendimet e duhura.

“Bazuar në gjetjet tona dhe reagimet e komunitetit, ne do të pezullojmë testimin e plotë në Instagram, në mënyrë që të analizojmë edhe mundësi tjera. Përkohësisht do të ulim numrin e rekomandimeve që shihni te përmbajtja juaj”, ka thënë një zyrtar i Meta-s për The Hollywood Reporter.

 

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026